Last Updated on 30/09/2025 by adminfjala
Etleva Skonja
Ish-Presidenti Ilir Meta, gjatë kohës që është nën hetime ka deklaruar se nuk disponon pasuri personale.
Të njëjtën deklaratë e ka përforcuar një natë më par ëish bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.
Nga vila luksoze e Lalzit, dhe me dhjetra pasuri të tjera të deklaruara ndër vite, ish-çifti sot shfaqen si më të varfërit e Shqipërisë.
Nga ana tjetër, hetimet dhe raportimet mediatike kanë nxjerrë në pah një kontradiktë të dukshme mes deklaratave të tij dhe stilit të jetesës së familjes së tij.
Shpenzime të mëdha për arsimin e fëmijëve
Sipas raportimeve në media, familja Meta ka investuar shuma të konsiderueshme për arsimin e fëmijëve të tij në institucione arsimore prestigjioze jashtë vendit. Në vitin 2017, është raportuar se janë shpenzuar rreth 140,000 paund për studimet e fëmijëve të tij. Kjo shumë është konsideruar e lartë, duke pasur parasysh të ardhurat e deklaruara të ish-Presidentit, të cilat janë të kufizuara për një funksionar publik.
Bora, vajza e madhe e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, në vitin 2022, ka përfunduar studimet në Matematikë në Universitetin e Exeter në Angli dhe ka vazhduar me master në Finance në University College London (UCL).
Po nga ky studim rezulton që për të vazhduar këtë universitet, minimumi që duhet të paguash në vit është 31.380 dollarë amerikanë! Kjo shumë rritet në varësi të degës! Por minimumi është 31.380 dollarë!
E për të jetuar në Londër, në kampus universitar apo jashtë në shtëpi private, një student duhet të paguajë minimumi 11.400$ në vit! Ndërsa për ushqim dhe gjëra tjera që të jetosh në Londër si student, duhet minimumi të kesh në llogari bankare 1.435 dollarë në muaj ose 17.200 dollarë në vit! Minimumi! Këtu duke mos përfshirë blerjet e rrobave (firmato apo luksin, se është vajza presidentit) apo pajisjet elektronike (kompjuter, iPad apo telefon)!

Pra, në total, në një vit minimumi që të studiosh e të jetosh në Londër duhen 60.000 dollarë! Minimumi, pasi degë të ndryshme të Kolegjit UCL kanë tarifa më të larta, apo edhe qëndrimi në zona të mira të Londrës ka çmime më të larta të qerave! Pra, ish-presidenti Meta për dy vite rrogë në Presidenc i siguronte një vit studim vajzës, duke mos përdorur rrogën për asnjë pagesë tjetër, vetëm shkollën e njerës vajze! E nëse ka studiuar tre vite, i janë dashur mbi 180.000 dollarë minimumi!

Pasuri të paluajtshme në Shqipëri dhe jashtë saj
Përveç shpenzimeve për arsimin, familja Meta është lidhur me disa pasuri të paluajtshme në Shqipëri dhe jashtë saj. Sipas informacioneve të publikuara, janë identifikuar prona në Londër, Itali, Mal të Zi, Kroaci dhe Serbi, të regjistruara në emër të fëmijëve të tij. Këto pasuri kanë ngritur dyshime për mundësinë e fshehjes së pasurive të vërteta dhe për përdorimin e emrave të fëmijëve për të shmangur verifikimet e mundshme.

Hetimet nga SPAK dhe BKH
Në vitin 2024, ish-Presidenti Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, janë marrë në pyetje nga SPAK dhe BKH lidhur me pasuritë e tyre dhe të fëmijëve. Sipas informacioneve të publikuara, hetimet kanë përfshirë verifikimin e burimeve të pasurive dhe mundësinë e pastrimit të parave. Meta ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë lidhje me pasuritë e fëmijëve të tij, duke i cilësuar ato si pasuri personale të tyre.
Në një deklaratë të tij, Meta ka mohuar çdo akuzë për fshehje pasurish ose pastrim parash. Ai ka theksuar se çdo veprim i tij është bërë në përputhje me ligjin dhe se fëmijët e tij janë të rritur dhe kanë krijuar pasuri të ligjshme përmes aktiviteteve të tyre profesionale. Megjithatë, ai ka kërkuar që hetimet të vazhdojnë dhe të sqarohen çdo dyshim në lidhje me pasuritë e tij dhe të familjes së tij.new.fjala.al/
