Analisti dhe gazetari Neritan Sejamini i ftuar në emisionin Opinion ka folur për ministrat e rinjt të emëruar nga kryeministri Edi Rama.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Sejamini u shpreh se është ofenduese që Rama emëron ministra që nuk i njeh askush dhe iu jep në dorë ministritë me buxhetet më të mëdha.
“Këta kanë punuar për ata që janë hequr. Është ofenduese që të mos njohim asnjë nga ministrat e rinj. Dy persona të panjohur kanë buxhetet më të mëdha. Këta do menaxhojnë 6-7 miliardë euro. Njerëz të panjohur marrin përgjegjësi kaq të madhe”, tha Sejamini./Mxh
