I ftuar në emisionin Opinion gazetari Armand Shkullaku ka deklaruar se Elisa Spiropali u dogj dhe sipas tij ky ka qenë një kusht i Belinda Ballukut.
“Mamica u dogj. Ne duhet ta pranojmë se ka ikur se i ka vënë kusht Bela. Ka pas rivalitet mes Spiropalit dhe Ballukut.”, tha Shkullaku.
Ndër të tjera Shkullaku qeverinë e re e quajti qeveri e hallit, ku Rama thjesht ka gjetur bedela që firmosin.
“Kjo është qeveria e hallit. Çfarë tha në fjalimin e sotëm Rama, 1 mos hajdeni tek unë dhe 2 s’ka kush firmos. Pse foli Rama sot. Foli për të gjetur këta bedela që të firmosin”, tha ai./Mxh
