Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka uruar nxënësit, mësuesit dhe prindërit me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor. Përmes një video-kolazhi nga disa prej objekteve arsimore të Qarkut të Lezhës, Nufi ka përcjellë urimet për një vit të suksesshëm dhe të mbushur me dije.
Ministri ka vlerësuar gjithashtu rezultatet e Shqipërisë në PISA 2025, duke theksuar se ato shtojnë motivimin për të vijuar me investimet dhe përkushtimin në arsim. Ai u ka uruar mësuesve punë të mbarë, nxënësve sa më shumë arritje dhe prindërve që sakrificat e tyre të shpërblehen./k.m
