Last Updated on 16/06/2026 by Anisa
Gjatë vizitës së tij në Uashington, ministri i mbrojtjes Ermal Nufi zhvilloi një takim me Drejtoreshën në detyrë të Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), Mary Beth Morgan. Takimi u përqendrua në avancimin e projekteve të përbashkëta dhe thellimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Duke vlerësuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi, Nufi theksoi se marrëdhënia me SHBA mbetet një nga shtyllat kryesore të modernizimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
