Last Updated on 27/10/2026 by Klara
Ditën e sotme është miratuar projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve në Kryesinë e Kuvendit. E pranishme në mbledhje ishte edhe zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Holta Zaçaj.
Opozita nuk qëndroi në mbledhje duke e braktisur pas debateve mbi protestat studentore.
Projektligji i ri synon ndryshime për të përafruar me standardet e Komisionit Europian, funksionimin e Bankës së Shqipërisë. Raporti për pavarësinë e bankës qendrore, kontrollin e saj dhe llogaridhënien institucionale tërhoqën vëmendje përgjatë diskutimeve.
Parashikohet, sipas projektligjit të ri të miratuar në parim, që guvernatori mund të arrestohet me anë të një procedure të veçantë me autorizim nga Gjykata Kushtetuese.
Projektligji i ri duhet të vazhdojë në Parlament, para se të marrë formën përfundimtare./k.m
