Në Qendrën Gjermane të Zemrës në “Charité” të Berlinit, mjekët po përdorin teknologjinë më të avancuar për ndërhyrje kirurgjikale në zemër me ndihmën e robotëve.
Programi i ri i kirurgjisë robotike po konsiderohet ndër më të mëdhenjtë në Evropë dhe po zhvillohet duke përdorur sistemin “Da Vinci”.
Sipas mjekëve, ky sistem lejon kryerjen e ndërhyrjeve delikate me prerje minimale, duke reduktuar ndjeshëm dhimbjen dhe kohën e qëndrimit në spital.
Deri më tani, në spitalin “Charité” janë kryer 260 operacione me këtë teknologji. Ndërhyrjet e tilla janë të disponueshme vetëm në dy qendra në Gjermani, por pritet që përdorimi i robotëve në kirurgjinë kardiake të zgjerohet në vitet e ardhshme./MXH
