Last Updated on 13/08/2026 by Monika
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Çermë-Divjakë.
Një 82-vjeçar ka humbur kotrollin e automjetit që drejtonte dhe është përplasur me një shtyllë.
Nga përplasja, 82-vjeçari ka pësuar dëmtime, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë, pavarësisht transportimit të tij në spital.
Njoftimi i policisë
Në aksin rrugor “Çermë-Divjakë”, shtetasi H. D., 82 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me një shtyllë.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi H. D. është transportuar në spital, ku më pas ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./mxh
