Last Updated on 11/12/2025 by EL
Një 22-vjeçar dhe dy 17 vjeçarë kanë rënë në prangat e policisë, pasi morën peng një të mitur dhe e dhunuan.
Ende nuk dihen shkaqet që të rinjtë të ndërmarrin këtë akt ndaj të miturit. Ndërkohë ky i fundit do të hetohet në gjendje të lirë pasi blutë i kanë gjetur një mjet prerës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr. 5 arrestuan shtetasin F. L., 22 vjeç, dhe dy 17-vjeçarë, pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë një të mituri dhe e kanë goditur me grushte. Për të miturin e dëmtuar nisi procedimi në gjendje të lirë, pasi iu gjet 1 mjet prerës”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./e.t
