Last Updated on 18/06/2026 by Anisa
Juristi Kreshnik Spahiu ka publikuar një video ku komenton mënyrën se si, sipas tij, janë trajtuar protestat në Shqipëri nga mediat ndër vite.
Në videon e publikuar prej tij, Spahiu sjell një krahasim mes protestave të mëparshme dhe atyre të sotme, duke theksuar mungesën e transmetimit mediatik në të kaluarën, në kontrast me mbulimin e gjerë që, sipas tij, kanë protestat aktuale.
Në deklaratën e tij, ai shprehet:
“Ishte ditë me shi dhe keta kërkonin “Berisha në burg” por kur Berisha ishte kryeministër 2012 dhe jo sot që është kal i ngordhur.
Kjo protestë nuk është transmetuar asnjë minut nga asnjë media, asnjë portal, asnjë televizion.
Ndryshe nga sot ku qindra media transmetojnë 4 orë live.
Protestat që ndodhin sot nuk janë hera e parë.
Bulevardi kuqezi është mbushur me dhjetra herë por mediat nuk guxonin ta transmetonin.
Ju sot jeni me fat. Mos u ankoni për censurë.”/a.d
