Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin deri në orët e mesditës. Prej orëve mesditës deri pasdite mot me kthjellime e vranësira të
pakta kalimtare. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në të gjithë vendin.
Mot i nxehtë.
Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.
Dallgëzimi në detet Adriatik dhe Jon, do të jetë i forcës 1-3 ballë./kb
