Last Updated on 07/07/2026 by Kesjana
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës deri ato të pasdites.
Në ortë e pasdites përgjatë relieveve malore të vendit reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht në verilindje reshje shiu në formën e shtrëngata afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore prite të fitojë shpejtësi deri në 12m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë./ kb
