Last Updated on 04/10/2025 by adminfjala
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënim me 3 vite burg për Mariela Berishën, e cila ndodhet aktualisht në masën “arrest në shtëpi”, për plagosjen e 26-vjeçares Klea Prenga, që ndodhi gjatë verës së vitit të kaluar. Në rast se shpallet fajtore dhe pasi është kërkuar gjykimi i shkurtuar, dënimi mund të ulet në 2 vite burg.
Për Antonela Berishën, prokurori ka kërkuar 3 vite shërbim prove, që gjithashtu mund të ulet në 2 vite në rast të një gjykimi të shkurtuar. Dy motrat u vetëdorëzuan në polici në tetor 2024 dhe akuzohen për kryerjen e veprës penale “plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim./kb
