Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho është shprehur se lojtarët duhet të përshtaten me kërkesat e futbollit modern dhe të pranojnë rreziqet që vijnë me lojën nëse duan të vazhdojnë të fitojnë pagat e larta të ofruara nga kontratat e sotme.
Mourinho po i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me ndikimin e kalendarit të futbollit të mbingarkuar pas lëndimeve të rënda që pësuan sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, dhe sulmuesi i Paris Saint-Germain, Desire Doue, gjatë fundjavës.
“Nëse duam para, duhet të punojmë shumë dhe të marrim rreziqe. Kjo është jeta”, tha Mourinho përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve të Madridit kundër PSV Eindhoven të martën.
“Dhe nëse ka ndonjë lojtar që dëshiron të bëjë grevë sepse luajmë shumë ndeshje, atëherë do të duhet ta pyesim nëse dëshiron të fitojë 50% më pak”, shtoi ai.
Mourinho pranoi se të luheshin më pak ndeshje do të ishte e preferueshme, por tha se interesat financiare do të vazhdonin të diktonin kalendarin e ngjeshur që përfshinte klubet dhe ekipet kombëtare.
“Ne, menaxherët e klubeve, pyesim veten pse ka kaq shumë ndeshje ndërkombëtare, udhëtime për miqësore dhe kjo që nuk është e mirë për asgjë”, tha Mourinho.
“Por kjo është vetëm një fjalim i trajnerit të klubeve. Për trajnerët e ekipeve kombëtare, këto janë ndeshje vendimtare, dhe për federatat gjithashtu. Ato janë të rëndësishme për financat e federatave. Është një konflikt interesi nga një perspektivë sportive, por në fund të fundit janë paratë që vendosin gjithçka, kështu që le të vazhdojmë të luajmë”, theksoi ai./ad
