Reperi i njohur Mozzik ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të veçanta të jetës së tij, ardhjen në jetë të djalit.
Lajmin e bukur artisti e bëri publik përmes një postimi në Instagram Story, ku zbuloi edhe emrin e vogëlushit, Oz.
Në mesazhin e publikuar, reperi tregoi se ardhja e djalit ishte një dëshirë për të cilën ishte lutur prej kohësh, duke e përshkruar këtë moment si një dhuratë të çmuar për familjen e tij.
Lajmi vjen disa muaj pasi Mozzik dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, konfirmuan se do të bëheshin prindër. Çifti e ndau lajmin në korrik, përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale. Në atë kohë, Lotina tregoi se kishte arritur ta mbante shtatzëninë larg vëmendjes publike për gjashtë muaj.
Për Lotinën, ardhja në jetë e djalit shënon fillimin e një kapitulli të ri si nënë, ndërsa për Mozzik ky është fëmija i dytë. Reperi është gjithashtu baba i Hanës, vajzës që ka nga marrëdhënia e mëparshme me reperen Loredana Zefi./mxh
