Fillimi i sezonit 2026/27 në Superligën e Turqisë po shoqërohet me paraqitje të mira të futbollistëve shqiptarë.
Ernest Muçi, që aktivizohet me Trabzonsporin, ka luajtur 332 minuta në 5 ndeshje dhe ka krijuar 4 shanse të pastra për gol.
Me një mesatare prej 1.08 raste të krijuara për 90 minuta, shqiptari renditet i katërti në kampionatin turk. Në këtë statistikë, Muçi ka lënë pas edhe Mohamed Salah, i cili ka krijuar po 4 raste, por në 481 minuta dhe me një mesatare prej 0.78 rastesh për 90 minuta.
Kryesimin e klasifikimit e ndajnë Aral Simsir dhe Yunus Akgün me nga 6 raste të krijuara. Në vendin e tretë renditet shqiptari tjetër, Ermal Krasniqi, i cili luan për Amedspor.
Krasniqi ka qenë titullar në 6 javët e para dhe ka krijuar 5 shanse për gol, me një mesatare prej 0.85 rastesh për ndeshje./k.m
