Last Updated on 23/09/2026 by EL
Tekniku i i Irlandës, Heimir Hallgrimsson dha mendimin e tij para ndeshjes ndaj Kosovës në Nations League.
“Padyshim që do të jetë një ndeshje e vështirë për ne, të gjithë e dimë këtë. I kemi analizuar mjaft mirë dhe i kemi shqyrtuar pikat e tyre të forta, të cilat i kanë shumë. Do të ishim të lumtur të fitonim këtu edhe një barazim, ndeshja e parë e një turneu”, deklaroi Hallgrimsson.
Ai foli edhe për zhvillimin e përfaqësueses së Kosovës ndër vite, duke veçuar progresin në renditjen botërore.
“Para së gjithash, jam impresionuar duke parë rritjen nga viti 2016, kur ishin të 190-të në renditjen e FIFA-s, sot janë në vendin e 78-të, kështu që kjo është një rritje e jashtëzakonshme. Shumë mirë për federatën këtu për mënyrën se si i kanë zhvilluar lojtarët e tyre”, shtoi ai./ET
