Mjekët dhe shkencëtarët paralajmërojnë se mungesa e vitaminës D po kthehet në një problem serioz shëndetësor në shumë vende të botës. Në disa rajone evropiane dhe amerikane, më shumë se 60% e popullsisë raportohet me nivele të ulëta të kësaj vitamine.
Ekspertët thonë se jetesa e zgjatur në ambiente të mbyllura, ekspozimi i pamjaftueshëm në diell dhe dieta e varfër në ushqime të pasura me vitaminë D po kontribuojnë në këtë situatë. Mungesa e vitaminës lidhet me dobësim të imunitetit, lodhje të vazhdueshme dhe rritje të rrezikut për probleme me kockat.
Specialistët rekomandojnë ekspozim të moderuar ndaj diellit, aktivitete në natyrë dhe kontroll të rregullt nëse shfaqen simptoma./KM
