Last Updated on 06/06/2025 by adminfjala
Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Falja e Kurban Bajramit këtë vit nuk u bë në Sheshin Skënderbej, por në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ceremoni e faljes nisi në orën 6:15-6:30 më pas besimarët u shpërndanë për të kryer ritet e tjera të kësaj feste.
Forcimi në besim, familja, qetësi dhe paqe kudo në botë, ishin disa nga mesazhet e besimtarëve. Por ajo që bie më shumë në sy është mesazhi për luftën në Gaza.
“Na vjen shumë keq për myslimanët në Gaza, inshallah Allahu i mishëroftë. E keqja është se nuk reagon bota për ata. Lutemi për ta”, ishin disa nga mesazhet e përcjella nga myslimanët.
Në fjalën e tij, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, theksoi edhe rëndësinë e unitetit, dashurisë për njëri-tjetrin dhe ndihmës për ata që janë në nevojë./kb