Një lëkundje sizmike 4.9 e shkallës Rihter që goditi të mërkurën në mbrëmje Malin Athos në Greqi, veç shqetësimit, ka shkaktuar edhe dëmtime nëpër manastiret e gadishullit.
Epiqendra ishte e vendosur afërsisht tetë kilometra në veriperëndim të Karies, kryeqytetit të rajonit autonom, ndërsa tërmeti u ndje në të gjithë Greqinë Veriore.
Mediat greke kanë publikuar pasditen e kësaj së enjteje pamje nga momenti i tërmetit, ku shihen ikona dhe sende kishtare duke rëna në dysheme.
Imazhet e para pas dridhjes së djeshme tregojnë çarje që u formuan në Zyrën e Përfaqësuesit të Manastirit të Shenjtë të Esfigmenut në Karies./mxh
