Biznesmeni Gjergj Luca ka reaguar përmes një videoje ironike ndaj komenteve negative që protestuesit kanë lënë në Google për bizneset e tij.
Në postimin e tij, Luca shkruan:
“Dikur paraardhësit tuaj fusnin njerëz në burg me letra anonime, ndërsa ju, pasardhësit e tyre, me profile fallco dhe sharje në rrjetet sociale, vetëm sa na gudulisni bizneset.
Rozafa ishte, është dhe do të mbetet, edhe kur ju të jeni plakur nga sharjet!”/kb
