Last Updated on 23/04/2026 by EL
Çmimet e naftës janë rikthyer mbi nivelin e 100 dollarëve për fuçi, ndërsa tensionet mes SHBA-së dhe Iranit për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit janë rritur sërish, duke shtuar frikën për një goditje të re në furnizimin global me energji.
Nëse tensionet në Gjirin Persik zgjasin dhe qarkullimi në Hormuz mbetet i kufizuar, tregjet mund të përballen me një periudhë më të zgjatur të naftës mbi 100 dollarë, duke rritur rrezikun e një vale të re inflacioni global./et
