Last Updated on 31/05/2026 by Kesjana
Kryeministri Edi Rama në podcastin Flasim ka folur për kompaninë e re që quhet në nëndarje e AKSHI-t, Albanian Digital Solutions (ADS).
Rama deklaroi se AKSHI do të jetë drejtuesi, rregullatori dhe monitoruesi i cilësisë, ndërsa “Albanian Digital Solutions”, ADS-ja, do të jetë praktikisht truri që do të prodhojë në mënyrë të vazhdueshme zgjidhjet e nevojshme dhe do të mirëmbajë sistemet.
“Kemi nevojë të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet e reja të teknologjisë edhe në qeverisje, gjë që, faktikisht, e kemi nisur dhe do ta vazhdojmë me intensitet edhe falë kësaj ndarjeje të AKSHI-t në dy pjesë. AKSHI do të jetë drejtuesi, rregullatori dhe monitoruesi i cilësisë, ndërsa “Albanian Digital Solutions”, ADS-ja, do të jetë praktikisht truri që do të prodhojë në mënyrë të vazhdueshme zgjidhjet e nevojshme dhe, nga ana tjetër, do të garantojë mirëmbajtjen e sistemeve tona”, tha Rama/kb
