Last Updated on 04/09/2025 by adminfjala
Kryeministri Edi Rama ka ritheksuar edhe një herë se beteja me ndërtimet pa leje nuk do të ndalet.
Ai tha se shumë shpejt do bëhet publik edhe plani i ri për bregdetin.
“Kushdo që do vërë një karrige jashtë duhet të kontribuojë me një pemë. Historia e ndërtimeve pa leje sjell nevojë edhe një reformimit të inspektorate të policive duhet të reformohen, të kthehen në shërbime bashkiake me standarde dhe kritere që certifikohen nga Akademia e Sigurisë. Sepse janë bërë vende qokash të tmerrshme dhe është e paimagjinueshme të vazhdojë kështu. Edhe e gjithë përpjekja “qëndisja e fustanit të Shqipërisë” do vazhdojë duke përmirësuar pikëpamjen infrastrukturore…Shpresoj që në këtë përpjekje të na bashkohet Kavaja demokratike që uroj të ndalojë zhvillimin e mëtejshme të pallateve në vend të pishave”, tha më tej Rama./kb
