Të bëhesh i rritur nuk është vetëm të jetosh më vete apo të paguash faturat. Është mënyra si organizon jetën, çfarë vlerëson dhe si e ndërton hapësirën tënde. Dhe ka disa “shenja” shumë të thjeshta që tregojnë se je rritur mirë.
1. Rafte me libra
Nëse shtëpia jote ka libra (edhe shumë), kjo tregon që je kurioz, ke dëshirë të mësosh dhe nuk ndalon së zhvilluari. Leximi jo vetëm që të hap mendjen, por të bën edhe më empatik ndaj të tjerëve.
2. Një kuzhinë e furnizuar mirë
Të kesh gjithmonë bazat në kuzhinë do të thotë që kujdesesh për veten dhe ushqimin që konsumon. Është edhe shenjë që e sheh ushqimin si diçka më shumë sesa “diçka për të kaluar urinë”.
Nëse ke këto 11 gjëra në shtëpi si i rritur,
3. Një hapësirë pune
Edhe nëse është një cep i vogël, fakti që ke një vend të dedikuar për punë tregon disiplinë dhe organizim. Është mënyra jote për të ndarë jetën personale nga ajo profesionale.
4. Një kalendar i mbushur
Takime, plane, data të rëndësishme, një kalendar i organizuar tregon që di të menaxhosh kohën dhe jetën tënde. Plus, zakonisht është plot edhe me gjëra të bukura, jo vetëm detyrime.
Nëse ke këto 11 gjëra në shtëpi si i rritur,
5. Foto familjare
Nëse mban foto familjare, do të thotë që nuk ke harruar nga vjen dhe e vlerëson lidhjen me njerëzit e tu.
6. Darka me miq
Të ftosh njerëz në shtëpi për të ngrënë bashkë tregon që vlerëson shoqërinë dhe lidhjet njerëzore. Nuk ka rëndësi sa “perfekt” është organizimi, rëndësi ka momenti.
Nëse ke këto 11 gjëra në shtëpi si i rritur,
7. Një kafshë shtëpiake
Nëse ke një kafshë, do të thotë që je i përgjegjshëm dhe di të kujdesesh për dikë tjetër. Plus, kafshët të bëjnë realisht më të lumtur.
Nëse ke këto 11 gjëra në shtëpi si i rritur,
8. Kujtime me vlerë emocionale
Objekte të vogla me histori, një batanije, një letër, diçka nga familja, tregojnë që e vlerëson të shkuarën dhe identitetin tënd.
9. Gjëra që të bëjnë të lumtur
Qoftë koleksion, bimë, disqe apo piktura n,ëse ke diçka që të jep kënaqësi, do të thotë që nuk je thjesht në “modalitet mbijetese”, por edhe po jeton.
Nëse ke këto 11 gjëra në shtëpi si i rritur,
10. Receta dhe libra gatimi
Të ruash receta familjare do të thotë që mban gjallë traditat dhe lidhjen me familjen, edhe kur jeton vetëm.
11. Të qeshura
Nëse shtëpia jote ka të qeshura, ke fituar. Edhe në ditët e vështira, humori është shenjë që di ta përballosh jetën dhe ta shijosh atë./mxh
