Ka disa “shenja tradhtie” që janë bërë pothuajse klishe: telefoni i kthyer me ekran poshtë, mesazhet në orët e vona, “kam shumë punë sonte”, parfum i ri papritu. Por sipas një detektiveje private australiane, ekziston edhe një detaj shumë më i çuditshëm që ajo thotë se e ka vënë re vazhdimisht tek meshkujt jobesnikë: makina e tyre bëhet papritur tepër e pastër.
Cassie Crofts, e cila drejton agjencinë “Venus Investigations” dhe merret me raste tradhtie, tha se një nga gjërat që i ka rënë më shpesh në sy gjatë viteve është fakti që shumë meshkuj që nisin një lidhje paralele fillojnë të kujdesen jashtëzakonisht shumë për makinën.
Sipas një detektiveje private, meshkujt që tradhtojnë
“Nuk është diçka që e shpika vetë,” tha ajo në një video në TikTok. “Ma tha dikur një mentor dhe, që prej asaj kohe, nuk munda të mos e vija re në shumë raste.”
Sipas saj, bëhet fjalë për meshkuj që zakonisht nuk kanë ndonjë raport të veçantë me pastërtinë e makinës, por që papritur fillojnë ta lajnë vazhdimisht, ta çojnë për pastrim profesional apo ta mbajnë në gjendje perfekte.
“Janë burra që shkojnë dhe e pastrojnë makinën e tyre, e lajnë, kur në përgjithësi nuk e bëjnë këtë.
Në komente, shumë njerëz thanë se e kishin përjetuar vetë diçka të ngjashme. “Ish-i im (e bënte këtë) dhe sa herë që dilja nga makina, ai sigurohej që unë të nxirrja çdo send tim – syze dielli, kapelë dhe shishe me ujë – gjithçka,” tha një vajzë. “Atëherë nuk e kuptoja pse, por instinkti më thoshte diçka.”
Një tjetër tregoi se kishte gjetur një rimel në makinën e ish-bashkëshortit të saj në fillim të lidhjes së tyre, ndërsa më vonë kuptoi se ai e pastronte makinën vazhdimisht “që të mos mbetej asnjë gjurmë”.
Sigurisht, një makinë e pastër nuk do të thotë automatikisht tradhti. Por nëse dikush ndryshon papritur sjellje dhe fillon të fiksohet pas detajeve që më parë nuk u kushtonte aspak rëndësi, ndoshta ia vlen të shqyrtohet me pak më shumë kujdes. Sepse, siç thonë shpesh njerëzit që merren me këto histori çdo ditë, ndryshimet e vogla janë zakonisht ato që bien në sy të fundit.
