Xhuliana Nura po përjeton ditët e fundit të shtatzënisë, një periudhë që duket se po bëhet gjithnjë e më sfiduese për të. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka ndarë me ndjekësit disa prej shqetësimeve që po e shoqërojnë në këtë fazë.
Xhuliana ka treguar se gjatë ditëve të fundit po përballet me ënjtje të theksuara, veçanërisht në duar dhe këmbë. Krahas shqetësimeve fizike, ajo ka rrëfyer se edhe gjumi është kthyer në një problem të madh, duke bërë që netët të jenë të gjata dhe të lodhshme.
Sipas saj, situatës i janë shtuar edhe dhimbjet e barkut dhe nevoja e shpeshtë për të shkuar në tualet, thuajse çdo dhjetë minuta.
“Çdo natë pa gjumë, pres deri sa të më marrë gjumi”, ka shkruar Xhuliana, duke përshkruar lodhjen që po përjeton në këto ditë.
Pavarësisht vështirësive, ajo tashmë po numëron ditët deri në momentin e lindjes. Xhuliana ka shprehur dëshirën që kjo fazë të kalojë sa më shpejt, në mënyrë që të takojë më në fund vogëlushët e saj.
Ndërsa shtatzënia po i afrohet fundit, ajo ka zgjedhur të jetë e hapur me ndjekësit, duke ndarë me ta edhe anën më të vështirë të kësaj periudhe të veçantë./mxh
