Monumenti i Pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, është transformuar në ngjyrat kuqezi në prag të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.
Ndryshimi i pamjes së monumentit është realizuar nga platforma “Liria ka Emër”.
Përveç ngjyrave kuqezi, monumentit i është shtuar edhe emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ngjyrosja ka përfunduar mbrëmjen e së premtes, duke i dhënë monumentit një pamje të veçantë në prag të festës kombëtare.
Tradicionalisht, NEWBORN transformohet çdo vit në prag të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, që përkon edhe me përvjetorin e inaugurimit të monumentit.
Këtë herë, ndryshimi i pamjes është realizuar më herët, në kuadër të shënimit të 28 Nëntorit.
