Last Updated on 16/10/2026 by Anisa
Nga ARTUR AJAZI
Prej 4 ditësh, shqiptarët po përjetojnë një masakër të paimagjinueshme prej vitesh. Qysh nga 1997 (kur Saliu bëri na bëri gjëmën) deri sot, askush nuk e kishte menduar se, do të vinte dita kur huliganizmi do të niste ekspeditat e tij, për të djegur dhe plaçkitur institucionet, dyqanet, biznese, se do të digjte Tiranën dhe rrethet. Sot Shqipëria gjendet mes dilemës së madhe, “Zbatim apo moszbatim ligji”. Unë dhe 99 per qind e shqiptareve, jemi proligjit, progoditjes së çdo akti dhune, shkaterrimi, jemi pro çdo lëvizje të strukturave të shtetit për ti thënë “NDAL” bandave me maska që po terrorizojnë Tiranën. Boll më, “pilafi nuk mban më ujë”.
Policia e Shtetit duhet të na thotë “Do të mbrojë rendin kushtetues, do të mbrojë jetën e shqiptareve, do të mbrojë institucionet dhe bizneset si taksapaguesit e tyre, apo jo”. Eshtë momenti më kulmor në gjithë historinë 30 e ca vjeçare të vendit, pas shkaterrimit të shtetit dhe Shqiperisë nga bandat e 1997. “Dhuna me dhunë”-thotë populli. Si mund të bësh sehir kur digjet Ministria e Arsimit, e Infrastruktures, Muzetë, bankat, bizneset, sim und të jesh sehirxhi kur sheh se si banditët me maska, dhe pa asnjë lidhje me “ndryshimin e qeverisë” vjedhin, thyejnë xhamat, djegin, dhe shkaterrojnë Tiranën? Dhuna me dhunë, por duke zbatuar ligjin.
Çdo shqiptar i ndershëm sot, është për zbatimin e ligjit. Dalja e 13, 14 apo 15 vjeçareve në ekspeditën e vjedhjeve dhe shkaterrimeve, është pasojë e mosfunksionimit të shkollimit, prinderimit, edukimit, formimit të tyre. Dhe kjo është fatkeqësia më e madhe për të ardhmen e vendit. Fajtore janë edhe strukturat e shtetit, ministria , drejtoritë në Tirane dhe rrethe. Fajtore është edhe familja. Të varfër dhe të këputur kanë qenë dikur edhe qindra e mijëra familje në Shqiperi, por kurrë nuk kanë nxjerrë fëmijë të paedukuar, dhe fëmijë si kontigjent të krimit. Këtu duhet të zgjohet gjithë elita intelektuale e vendit. Brezi i ri, dhe brezat që po vijnë janë në rrezik.
Shqiperia duhet të rikthehet në sistemin arsimor të para viteve ’90. Duhet forcuar roli mësuesit, autoriteti mësuesit, duhen rritur masat ndeshkuese ndaj çdo nxenesi me prirje huliganiste. Ka ardhur momenti më delikat, të mendojmë për brezat që do vijnë në këtë vend. Shqiperia nuk ka nevojë për resorte, për hotele dhe motele, sa ka nevojë për mbledhjen urgjente të gjithë plejadës së ish-arsimtareve, ish-drejtoreve, ish-profesoreve të arsimit, për të vendosur , menduar dhe zbatuar një platformë tjetër në sistemin arsimor.
Nuk mund të nxjerrim çdo vit nxënës medioker nga shkollat 9 vjeçare dhe të mesme, apo dhe nga fakultetet tona. Këtu dhe pikerisht këtu, duhet nisur, para se të vendosim mbi gjëra të tjera. Futja në Bashkimin Europian, është shumë e nevojshme, por më e domosdoshme mbetet shkollimi, edukimi, dhe formimi i fëmijeve nga 7 deri 14 vjeç. Eshtë kjo, mosha kur ata marrin “leksionet” e para mbi shkollimin dhe të ardhmen e tyre, që nesër të mos themi “nga na dolën këta rrugeçër që po vjedhin, djegin dhe shkaterrojnë dynjanë”. I nderuari kryeministri im Edi Rama, ka ardhur koha të mbledhësh urgjentisht “Këshillin e Të Urtëve Të Arsimit”. Nga aty nis e përpjeta apo e tatëpjeta e brezave.
