Last Updated on 09/07/2026 by EL
Një tjetër Rrahmani do të jetë protagonist në kampionatin italian të futbollit. Bëhet fjalë për Albion Rrahmanin i cili largohet nga Sparta e Pragës për t’u transferuar te Venezia.
Klubi italian ka zyrtarizuar ardhjen në radhët e tij të qendërsulmuesit të përfaqësueses së Kosovës që në gusht do të festojë 26 vjetorin e tij të lindjes me futbollistin dardan që konsiderohet si një prej përforcimeve kryesore në merkato të skuadrës veneciane e cila këtë sezon rikthehet në Serie A.
Operacioni për blerjen e sulmuesit të Kosovës përbën një prej investimeve më të rëndësishme në historinë e klubit lagunar me një kosto totale, prej 9.5 milionë euro me sulmuesin që ka nënshkruar me Venezian një kontratë deri në vitin 2029.
Albion Rrahmani transferohet te Venezia pas dy sezonesh te Sparta e Pragës me të cilën ka zhvilluar 83 ndeshje me 26 gola të shënuar dhe 6 asist në kampionat dhe kupë, duke spikatur edhe në kompeticionet evropiane. Nga viti 2023 ai vesh fanelën e kombëtares së Kosovës me të cilën ka zhvilluar 25 ndeshje duke shënuar 7 gola./et
