Agim Ibraimi është emëruar drejtori i ri sportiv i Partizanit. Klubi i kuq ka zyrtarizuar marrëveshjen me 37-vjeçarin nga Tetova, i cili e njeh mirë kampionatin shqiptar.

Te Partizani, Ibraimi pason Arbër Abilaliajn, i cili dha dorëheqjen disa javë më parë. Klubi pritet të bëjë ndërhyrje në merkaton e dimrit, për shkak të momentit të vështirë sportiv.
Pas dy fazave të para, Partizani renditet i gjashti me 23 pikë, 7 më pak se Vllaznia e vendit të katërt./kb
