Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për këngëtarin fierak Erind Xhaferaj.
Ai u arrestua dy ditë më parë, pas një denoncimi për ngacmim të bërë nga nxënëse të shkollës artistike “Jakov Xoxa” në Fier.
Gjyqtari i çështjes, Noel Veizi, pasi dëgjoi pretendimet e akuzës dhe të mbrojtjes, vlerësoi se ekzistojnë kushtet dhe rrethanat për aplikimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
Megjithatë, gjykata ka caktuar masën “arrest në shtëpi”, pasi, sipas arsyetimit të vendimit, neni 244, pika 3, i Kodit të Procedurës Penale nuk i jep gjykatës mundësinë të caktojë një masë më të rëndë sigurimi se ajo e kërkuar nga Prokuroria./mxh
