Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar pas humbjes së Kombëtares ndaj Finlandës në transfertë.
Duka nënvizoi se ekipi kuqezi dha gjithçka në fushë e luftoi deri në sekondën e fundit të takimit. Ai u kërkoi futbollistëve të mbajnë kokën lart pasi gara në grup mbetet ende tërësisht e hapur.
Në fund, numri një i futbollit shqiptar kujtoi se përpara janë edhe tre ndeshje përcaktuese për objektivat e përfaqësueses.
“Një ndeshje që nuk shkoi siç e dëshironim në Helsinki. Luftuam deri në fund, por këtë herë rezultati nuk ishte në anën tonë. Kokën lart, kemi edhe tre ndeshje të tjera”, shkruan Duka./mxh
