Last Updated on 03/05/2025 by adminfjala
Drejtuesi politik i PD-së në qarkun Lezhë, i cili kandidon edhe për deputet, ka reaguar lidhur me ngjarjen me 5 të plagosen e pesë personave në Laç, mes tyre edhe një shitëse ambulante.
Gjekmarkaj shprehet se ngjarja është dëshmi e pasigurisë së jetës dhe sipas tij dështimin e strukturave të rendit.
“U bëj thirrje organeve të drejtësisë dhe hetimit të veprojnë me urgjencë për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj ngjarjeje, duke garantuar sigurinë dhe rendin për qytetarët”, apelon Gjekmarkaj:
Deklarata:
Plagosja e pesë personave në qytetin e Laçit është një akt i rëndë kriminal që dëshmon pasigurinë e jetës dhe rrezikun real që paraqesin personat e armatosur që lëvizin lirshëm nëpër qytete. Një zonjë e pafajshme që shet qirinj në rrugë për bukën e gojës u qëllua nga plumbat. Kjo situatë është e pafalshme dhe tregon dështim serioz të strukturave të rendit, përfshirë drejtuesit lokalë të policisë dhe Ministrinë e Brendshme.
U bëj thirrje organeve të drejtësisë dhe hetimit të veprojnë me urgjencë për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj ngjarjeje, duke garantuar sigurinë dhe rendin për qytetarët./E.S