Last Updated on 25/02/2026 by Anisa
Mëngjesin e kësaj të mërkure ARRSH ka nisur demontimi i urës që pësoi rrëshqitje dhe u dëmtua, duke bllokuar qarkulliminnë këtë aks rrugor. Procesi po zhvillohet nën mbikëqyrjen e specialistëve, për të garantuar sigurinë e zonës dhe për të përgatitur terrenin për ndërtimin e pjesës së re.
Specialistët ndodhen aktualisht në terren, në pjesën përkrah hekurudhës, ku do të nisë puna për ndërtimin e një segmenti të ri prej 1.3 km. Ky segment do të mundësojë rikthimin e qarkullimit normal në këtë aks rrugor dhe do të përmirësojë sigurinë dhe stabilitetin e rrugës për të gjithë përdoruesit.
Autoritetet bëjnë me dije se punimet po kryhen sipas standardeve më të larta të inxhinierisë dhe do të monitorohen vazhdimisht nga specialistët e terrenit. Përveç demontimit të urës së dëmtuar, po planifikohet edhe vendosja e strukturave mbështetëse dhe përforcuese që do të parandalojnë dëmtime të ngjashme në të ardhmen.
Banorët dhe përdoruesit e rrugës njoftohen të ndjekin sinjalistikën e vendosur dhe të respektojnë devijimet e qarkullimit gjatë kohës së punimeve, për të shmangur aksidentet dhe vonesat.
