Last Updated on 25/02/2026 by Anisa
Fizikanti i njohur nga Kembrixhi, Stephen Hawking, shfaqet me një buzëqeshje ‘ vesh më vesh’ i ulur mes dy vajzave të reja me bikini, që mbajnë pije në duar.
Nuk është e qartë se kur ose ku është shkrepur fotoja, por është e mundur që të jetë në Ishullin Little Saint James të Epsteinit.
Sipas gazetës britanike Daily Mail, Hawking ishte një nga 21 shkencëtarët e ftuar nga Epstein në vitin 2006 në këtë ishull. Emri i tij përmendet disa herë në dokumente, megjithatë deri tani nuk ka prova që ta lidhin me veprime të paligjshme.


Hawking, vdiq në mars të vitit 2018 , pasi jetoi për më shumë se 50 vjet me sëmundjen (ALS).
Thuhej se Epstein e rrethonte veten me shkencëtarë të shquar dhe e quan veten një ‘filantrop shkencor’.
