Last Updated on 12/06/2026 by EL
Në Tiranë po shënohet 35-vjetori i Partisë Socialiste, një përvjetor që ka nisur me një dokumentar kushtuar figurës së ish-kryetarit të ndjerë, Fatos Nano.
Në sheshin “Italia” janë mbledhur socialistët për të festuar këtë datë të rëndësishme, por ndryshe nga pritshmëritë për një aktivitet partiak, mungojnë flamujt dhe simbolet e Partisë Socialiste.
Në hapësirë shihen vetëm flamujt kombëtar i Shqipërisë dhe ai i Bashkimit Europian. Në ceremoninë e organizuar merr pjesë edhe kryetari i partisë, njëkohësisht kryeministri i vendit, Edi Rama./et
