Last Updated on 13/09/2025 by adminfjala
Ditën e sotme, 13 shtator, partitë e certifikuara për zgjedhjet e 12 tetorit kanë nisur zyrtarisht fushatën.
Përgjatë fushatës zgjedhore, kandidatët për kryetarë të komunave dhe ata për kuvendet lokale, do të ndajnë programet e tyre.
Demokracia në Veprim (DnV), që është rrjeti i organizatave që mbikqyrin procesin zgjedhor, u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike dhe kanditatëve për një garë zgjedhore: “në frymë të përgjegjshme, fer, por edhe kompetitive, gjithnjë duke u kujdesur që t’i zbatojnë ligjet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare për një proces të qetë, të drejtë dhe demokratik”, raporton Radio Evropa e Lirë.
Në zgjedhjet e 12 tetorit, të drejtë vote për zgjedhjen e kryetarëve në 38 komuna do të kenë 2 milionë e 69 mijë e 98 votues. Prej tyre, 43 mijë e 993 janë votues jashtë shtetit, këta të fundit do të kenë mundësi të votojnë me postë duke filluar që nga 17 shtatori. m.p.
