Ditën e sotme në shkollat e vendit nis viti i ri shkollor 2026-2027 në arsimin parauniversitar.
Këtë 14 shtator, rreth 345 mijë nxënës do të ulen në bankat e shkollës, me rreth 25 mijë nxënës që nisin për herë të parë shkollën.
Sipas kalendarit të miratuar nga Ministria e Arsimit, viti shkollor do të nisë më 14 shtator 2026 dhe do të përfundojë më 18 qershor 2027.
Për maturat procesi mësimor përfundon më 4 qershor 2027 dhe më pas do të zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore./k.m
