Last Updated on 21/02/2025 by adminfjala
Një shqiptar pritet të dalë përpara një gjykate në Lenzburg të Zvicrës pasi akuzohet se ka shitur sasi të mëdha kokaine.
Sipas medieve zvicerane, ai bënte një jetë të thjeshtë. Një familjar që jetonte në një apartament me tre dhoma në një bllok të zymtë në periferitë e Lenzburgut.
Një usta që punonte në një biznes të vogël. Modest, i kujdesshëm, që nuk binte në sy.
Një bos droge me veshje modeste.
“Nëse je në biznesin e drogës, nuk këshillohet që të ekspozosh paratë e tua,” thotë prokurori.
Në fakt, brenda gjashtë muajve, shqiptari akuzohet se ka shitur 52 kilogramë kokainë dhe 8 kile heroinë. Në këtë mënyrë ai fitoi të paktën 2.5 milionë franga që i nxori jashtë vendit.
Prokurori tha se ai nuk bënte thuajse asnjë gabim. Por gjithçka u zbulua kur u deshifruan kodet e SKY EÇ.
Shqiptari thuhet se përdorte kodin TP46MT.
Në gjyq, ai e ka mohuar diçka të tillë, duke thënë se këtë kod e përdorte një kriminel shqiptar, i vrarë në vitin 2020.
Por prokurorët zviceranë janë të bindur se ishte ai.
Në fund, gjykatësja e dënoi shqiptarin me 16 vite në burg dhe 15 vite dëbim nga vendi.
Ai e pranon vendimin pa lëvizur asnjë muskul. Në mënyrë stoike./K.K