Një ish-reper ka fituar zgjedhjet parlamentare në Nepal dhe pritet të bëhet kryeministër. I zgjedhuri është Balendra Shah, 35-vjeç, i njohur edhe si “Balen”.
Shah njihet si ish-reper dhe ish-kryetar i bashkisë së kryeqytetit nepalez, Kathmandu, ndërsa tanimë është edhe lider i partisë Rastriya Sëatantra.
Ai u bë shumë popullor me këngët rap që kritikonin korrupsionin dhe problemet sociale, dhe më pas hyri në politikë.
Në zgjedhjet parlamentare të 2026 në Nepal, partia e tij fitoi 182 nga 275 vende në parlament, kjo është pothuajse 2/3 e parlamentit, një fitore shumë e madhe, teksa mundi ish-kryeministrin K. P. Sharma Oli në zonën e tij elektorale.
Analistët thonë se kjo është një nga ndryshimet më të mëdha politike në historinë moderne të Nepalit./kb
