Këngëtarja Bleona Qereti e ftuar në Top Channel ka treguar se si arriti të ishte pjesë e kopertinës së prestigjozes Vogue.
Bleona tha imazhin e saj në kopertinën e Vogue nuk e sheh si një sukses personal, por një dëshmi që ëndrrat nuk duhet të kapen prej flokësh.
Këngëtarja u shpreh se të qenit në kopertinën e Vogue është rezultat i një pune shumëvjeçare dhe një vetësakrifikim.
Bleona e krahasoi veten me Monica Belluccin dhe me personalitetin e Lady Gagës.
“Unë jam mësuar që jam gjykuar dhe jam parë gjithmonë me lupë për vendimet dhe veprimet që kam bërë. Njerëzit këtu gjykonin me një tjetër kënd pa e dikur se me çfarë ideja mbrapa janë marrë vendimet. Jam gjykuar edhe për limitet e trurit të njerëzve që flisnin për mua. Limitet e tyre nuk janë perceptimi im. Arritjen në kopertinën e Vogue nuk do ta klasifikoja suksese personal, por një dëshmi që ëndrrat duhet të kapen prej flokësh, nuk është çështje fati. Suksesi është si ajsberg. Kjo është fryt i një pune shumëvjeçare e imja dhe një vet-sakrifikim, gjërat që shqiptarët nuk e dinë. Kam nisur një brend dikur në 2013 dhe kam bërë një fotoshoot me një fotograf të Vogue, sepse për brendin që unë doja ti paraqisja Amerikës, ishte ai që kishte fotografuar Monica Belluccin më shumë se çdo njeri tjetër.
Amerika nuk do një kopje të shëmtuar të emrave që kanë. Bëra një analize se çfarë do i ofrojë unë Amerikës dhe për çfarë mund të më dojë. Me llogarinë time më doli që Amerika nuk ka një Pop Singer, Një Monica Belluçi në një formë pop-singer me një personalitet të Gagës dhe Madonës. Asnjëherë nuk ka pasur një persona klasik me personalitet të çmendur. Bashkova look-un dhe personalitetin. Unë për Amerikën nuk do jem asnjëherë një artiste amerikane por një e huaj që është e famshme në Amerikë sepse është e famshme diku tjetër. Është kollaj të thuash unë shkoi dhe di, por e mira e njerëzve të suksesshëm është që ata e kuptojnë që ata nuk din. Profesionistëve u kam lënë të marrin vendimet e duhura për gjërat që unë nuk i dija”, u shpreh Bleona./K.M
