Giovanni Reyna realizoi një nga golat më të bukur të nisjes së Botërorit 2026, duke vulosur fitoren bindëse 4-1 të Shteteve të Bashkuara ndaj Paraguai në ndeshjen e parë të Grupit D.
Përballja e zhvilluar në një stadium të mbushur me rreth 70 mijë tifozë në Los Angeles u dominua nga amerikanët, të cilët ndërtuan epërsinë falë një autogoli të Bobadillës dhe dy realizimeve të Folarin Balogun. Paraguai ngushtoi diferencën në pjesën e dytë përmes Maurícios, por nuk arriti të rikthehej në lojë.
Momenti që elektrizoi tifozët erdhi në minutën e tetë shtesë. I futur në lojë vetëm pak minuta më herët, Reyna mori një pasim nga Alex Freeman dhe lëshoi një goditje spektakolare me pjesën e jashtme të këmbës, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës për rezultatin përfundimtar 4-1.
Kliko këtu për golin.
Goli i mesfushorit amerikan u prit me ovacione nga publiku dhe pritet të renditet ndër realizimet më të bukura të fazës së parë të turneut. Me këtë fitore të thellë, SHBA-ja e nis në mënyrën më të mirë aventurën e saj në Botërorin 2026, duke dërguar një mesazh të fortë për rivalët në Grupin D./a.d
