Kur fëmija i parë largohet nga shtëpia për të nisur një kapitull të ri, “sindroma e folesë së zbrazët” mund të ndihet më fort se kurrë. Për Jessica Alba-n, megjithatë, duket se një mënyrë për ta bërë këtë ndarje pak më të lehtë ishte një tatuazh i përbashkët me vajzën e saj, Honor.
Aktorja dhe vajza e saj 18-vjeçare, e cila këtë vjeshtë do të nisë studimet në Universitetin Yale, vendosën të bënin tatuazhe matchy-matchy. Të dyja zgjodhën një simbol të vogël, por me një kuptim të veçantë: syrin e njohur si hajmali mbrojtëse në pjesën e jashtme të kyçit të dorës.
Tatuazhet u realizuan nga artisti Daniel “Winterstone” Winter, një emër mjaft i njohur mes personazheve të famshëm. Jessica ndau në rrjetet sociale foto dhe video nga momenti, duke i dedikuar Honor një mesazh shumë emocional:
“Do të jem gjithmonë pranë teje dhe do të të mbroj, vogëlushja ime. Të dua.”

Dhe pikërisht këtu qëndron edhe kuptimi i tatuazhit, pasi syri nuk është zgjedhur rastësisht. Ai simbolizon mbrojtjen, kujdesin dhe idenë se, edhe kur dy njerëz ndodhen larg njëri-tjetrit, lidhja mes tyre vazhdon. Për Jessica-n dhe Honor-in, tatuazhi duket si një kujtim i përhershëm se marrëdhënia nënë-bijë nuk ndryshon, edhe pse distanca po.
Jessica Alba ka folur së fundmi edhe për largimin e vajzës së saj më të madhe për studime, duke e cilësuar atë si një moment emocional dhe një etapë të rëndësishme në jetën e saj si nënë.
“Nuk mendoj se mund të përgatitesh ndonjëherë për këtë. Thjesht duhet ta përballosh kur të ndodhë,” është shprehur ajo.
Megjithatë, Alba ka ende dy fëmijë më të vegjël, Haven, 15 vjeçe, dhe Hayes, 8 vjeç. Ndërsa Honor përgatitet të nisë jetën e saj universitare, ky tatuazh i vogël do të mbetet një mënyrë simbolike për të pasur gjithmonë me vete një copëz nga njëra-tjetra.
Nëse edhe ju po mendoni të bëni një tatuazh të përbashkët me dikë të rëndësishëm, ky është një frymëzim i bukur për një dizajn matchy: i vogël, minimalist dhe me një kuptim personal. Ndonjëherë, tatuazhet më të bukura nuk janë ato më të mëdhatë, por ato që të kujtojnë një person edhe kur ai është larg./mxh
