Last Updated on 10/11/2025 by Monika
Turqia u godit nga një tërmet me magnitudë 4.9 gradë të shkallës Rihter, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Epiqendra e tërmetit ishte në perëndim të Turqisë, rreth tre kilometra nga Sindirgi, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve okularë të publikuara në faqen e internetit të EMSC, dridhja zgjati për një kohë të gjatë dhe u ndje fuqishëm.
Një tërmet i fortë ndodhi në atë zonë në fund të tetorit, kur një ndërtesë, e dëmtuar nga tërmeti i gushtit, u shemb.
