Seriali turk “Një dashuri” po përgatitet të mbyllë sezonin e katërt me një finale plot tension dhe zhvillime dramatike. Prodhimi i transmetuar në Show TV dhe aktualisht në Tv Klan do të përballet me një tjetër ndryshim të rëndësishëm në kast.
Aktorja Selin Türkmen, e cila interpreton personazhin e Çimen, do t’i japë lamtumirën serialit në episodin e 138-të, që shënon edhe fundin e sezonit të katërt. Ky është largimi i dytë i aktores nga seriali, pasi më herët ajo ishte larguar me dëshirën e saj dhe më pas ishte rikthyer sërish në kast.
Sipas mediave turke, producentët kanë nisur tashmë kërkimet për një aktore të re që do të interpretojë Çimen në sezonin e pestë. Emri i aktores që do ta zëvendësojë ende nuk është bërë publik.
Seriali, i shkruar nga Melis Civelek dhe Zeynep Gür, pritet të sjellë një finale të mbushur me aksion dhe tension, veçanërisht pas skenës së aksidentit që do të tronditë historinë. Gjithashtu, raportohet se edhe tre aktorë të tjerë do të largohen nga projekti në fund të sezonit./mxh
