Kriza mes Selinës, Mateos dhe Gimbos duket se tashmë është bërë publike. Tre ish-banorët e “Big Brother VIP Albania 5”, të cilët gjatë qëndrimit në shtëpi krijuan një raport të afërt me njëri-tjetrin, nuk ndiqen më në rrjetet sociale, duke ngritur dyshime se miqësia e tyre ka marrë fund.
Gjithçka nisi të vihej re nga fansat pasi Selin hoqi nga “followers”-at e saj Mateon në Instagram. Menjëherë pas saj, të njëjtin veprim bëri edhe Gimbo, ndërsa reagimi i Mateos nuk vonoi, duke i larguar edhe ai të dy nga lista e ndjekësve.
Mendohet se tensionet mes tyre kanë nisur që pas përfundimit të spektaklit, konkretisht gjatë emisioneve “Post BBVA”. Mateo u shpreh asokohe se Selina nuk kishte zhvilluar një lojë fituese dhe se, sipas tij, triumfi i saj nuk ishte i merituar. Deklarata u prit keq nga fituesja, e cila nuk e fshehu zhgënjimin për qëndrimin e ish-mikut të saj.
Situata bëhet edhe më surprizuese pasi vetë Mateo kishte treguar më herët se me Gimbon kishte krijuar një raport shumë të mirë shoqëror brenda shtëpisë. Megjithatë, duket se debatet dhe komentet ndaj Selinës kanë ndikuar që Gimbo të distancohet prej tij dhe të mbështesë partneren.
Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për të sqaruar se çfarë ka ndodhur realisht mes tyre, ndërsa ndjekësit po presin të zbulojnë nëse raportet janë prishur përfundimisht apo bëhet fjalë vetëm për një moment tensioni./mxh
