Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore Tiranë dhe Drejtorinë e Markave dhe Patentave, ka bllokuar mbi 3130 pajisje elektronike të llojeve dhe markave të ndryshme mbi dyshimin e falsifikimit apo tregtimit pa autorizimet përkatëse.
Strukturat doganore po vijojnë me të gjitha procedurat ligjore për verifikimin dhe hetimin e rastit në kuadër të angazhimit të pandërprerë kundër hyrjes dhe tregtimit në vend të produkteve të falsifikuara.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mbetet në gatishmëri të plotë, me të gjitha strukturat e saj, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit.
Siç është dëshmuar edhe në aksionet e fundit, toleranca ndaj shkeljeve të Kodit Doganor është zero./mxh
