Aktori i njohur amerikan Noah Wyle është nderuar me një yll në Hollywood Walk of Fame, në një ceremoni të mbajtur në Los Anxhelos, duke vulosur kështu kontributin e tij të gjatë në televizion dhe kinematografi.
I emocionuar pas ceremonisë, Wyle u shpreh se ky vlerësim tejkalon çdo pritshmëri. Aktori tha se ndihej i mbushur me gëzim dhe krenari për këtë moment të veçantë në karrierën e tij.
Gjatë fjalës së tij, ai theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së industrisë së filmit dhe televizionit në Los Anxhelos. Sipas tij, në dekadën e fundit është vërejtur një largim i madh i prodhimeve nga qyteti, duke sjellë humbje të vendeve të punës.
Wyle u shpreh optimist për rikthimin e projekteve në qytet, duke përmendur angazhimin e tij në një serial të ri që ka rikthyer qindra vende pune dhe mund të shërbejë si shembull për të ardhmen e industrisë në këtë zonë.
Në ceremoni morën pjesë edhe aktorët Jonathan Rakes dhe Steven Weber, të cilët vlerësuan kontributin dhe karrierën e tij të suksesshme.
Ylli i aktorit është i 2 mijë e 840-ti që vendoset në Bulevardin e Famës, që nga krijimi i tij në vitin 1961, duke e renditur Wyle mes emrave më të njohur të industrisë së argëtimit./mxh
