Last Updated on 03/01/2026 by EL
Fituesja e Çmimit Nobel dhe udhëheqësja e opozitës, Marina Corina Machado, njoftoi: “Është koha për liri, jam gati të marr pushtetin. Do të sjell rend dhe demokraci, do të liroj të burgosurit politikë. Ky”, shtoi ajo, “është momenti për qytetarët. Ata prej nesh që rrezikuan gjithçka për demokracinë më 28 korrik. Ata prej nesh që zgjodhën Edmundo Gonzalez Urrutia si president legjitim të Venezuelës, i cili duhet të marrë menjëherë mandatin e tij kushtetues dhe të njihet si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Kombëtare nga të gjithë oficerët dhe ushtarët e tij.”
“Ne kemi luftuar për vite me radhë, kemi dhënë gjithçka nga vetja dhe ia ka vlejtur. “Ajo që duhej të ndodhte po ndodh”, shkroi aktivistja dhe fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, Maria Corina Machado, në një letër të ndarë vetëm disa orë pas ndërhyrjes së SHBA-së në Venezuelë dhe kapjes së Nicolas Maduro, duke i quajtur këto “orë vendimtare”. “Ka ardhur koha që sovraniteti popullor dhe sovraniteti kombëtar të mbizotërojnë në vendin tonë. Ne do të rivendosim rendin, do të lirojmë të burgosurit politikë, do të ndërtojmë një komb të jashtëzakonshëm dhe do t’i sjellim fëmijët tanë në shtëpi”, shtoi ajo./E.T
